Policia e kryeqytetit ka realizuar një aksion “blic” në aksin Sauk-Teg, gjatë së cilit janë pezulluar 20 leje drejtimi të automjetit.
Sipas policisë, 10 prej tyre janë për shpejtësinë tej normave të lejuara, ndërsa 10 të tjera janë për drejtimin e makinën nën efektin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa patentë.
Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën. Bëhet me dije se 10 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia thotë se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu