Nesër, 11 janar 2021 do të nis në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID! Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi të shkurtër, ku shkruan “Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin anti COVID-19”.

Fushata e cila ka moton “Shqipëria buzëqesh” do të nisë ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID të Pfizer nga kompania BioNTech, teksa vijojnë bisedimet me Astrazeneca dhe Moderna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu