Arrestohet autorit që qëlloi me breshëri automatiku në Elbasan. Ai është Arjan Ruvina, 45 vjeç me banim në lagjen “Qemal Stafa”.

Sipas të dhënave 45-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka qëlluar disa herë në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe forca speciale që kanë identifikuar dhe kapur autorin.  Mësohet se 45-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.

Infoelbasani publikon pamjet live të arrestimit të Arjan Ruvina.

Komunikata e Policisë:

Në vijim të infromacionit paraprak, pas kontrollit tē imtësishëm të territorit të bërë nga shêrbimet e policisë ne zonën ku ishte bërë telefonata, si dhe pas infromacioneve të marra në rrugë operative , policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar, 45 vjeçari është shoqëruar në policoi për veprime të mëtejshme si dhe ështē sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu