Në redaksinë e infoelbasani.com kanë mbërritur pamjet dramatike të filmuara nga dy të rinj të cilët u mbyllën për më shumë se 6 orë në dyqanin poshtë apartamentit të Lefter Zhidru.

Të rinjtë shprehen se ato kanë qenë 6 orë ferri pasi nga çasti në çast mund të ndodhte tragjedia. “Ne ishim poshtë në dyqan kur u dëgjuan breshërinë e automatikut të Lefterit që ia drejtojë policisë. Ai qëlloi drejt tyre pa marrë parasysh asgjë. Nuk dilnim se kishim frikë. Ndaj mbyllëm derën dhe qepenin dhe qëndruam brenda. U lidhëm me celular me të afërmit dhe i pyetëm se çfarë po ndodhte. Ata na thanë të qëndrojmë brenda e të fshihemi sa më shumë që të mos na kapnin plumbat. Kaluan disa orë deri sa krisi lufta e vërtetë. Dëgjuam breshëri të gjata armësh. Pastaj një si bombë e më pas sërish të shtëna armësh me breshëri. Thamë se vdiqëm aty. Ku i dihesh plumbat vinin edhe nga ne sepse një qepen ishte. Gjatë gjithë kohës dëgjonin hapat që bënte ai lart, zhurmat, përplasjet. Nuk tregohen ato momente. Shyqyr shpëtuam gjallë. Po ju dërgojmë edhe disa video të shkurtra ku dëgjohen krismat e armëve”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu