Familjarizimi me Covid, tashmë i ka tejkaluar kufijtë e imagjinatës. Ndonëse pandemia është duke bërë kërdinë duke lënë tragjedi nga pas, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar për mbrojtjen personale ndaj virusit.

Disa foto ekskluzive të Infowebtv tregojnë se si  në Kamëz dhjetëra qytetarë  janë ngjeshur fare pranë njëri-tjetrit në pritje të autobuzit.

Me gjithë masat e marra, vendosjen e gjobave dhe penaliteteve të tjera,  situate vazhdon të mbetet po e njëjtë. Dyndje ka kudo dhe jo vetëm nëpër stacione autobuzësh, por edhe në institucione të tjera të shtetit në pritje për të marrë shërbime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu