Boris Tirana

Shpërthen në flakë një servis në anë të rrugës Elbasan-Metalurgji.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të një karburanti

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa automjete zjarrfikëse dhe policia.

Zjarrfikëset kanë disa orë që po punojnë për të fikur flakët.

Ende mbeten mister shkaqet e këtij zjarri.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e së vërtetës. Infoelbasani.com

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu