Infoelbasani.com siguron foto ekskluzive nga brenda shtëpisë ku një ditë më parë Lefter Zhidru 71 vjeç i rezistoi për më shumë se 5 orë policisë dhe Forcave Renea.

Nga pamjet shihet se apartamenti është në gjendje të shkretuar dhe i pa mirëmbajtur ndërsa dallohen me qindra shenja plumbash në mure, dyer e dritare.

Madje disa plumba kanë shpuar derën e blinduar edhe të komshiut përballë gjatë goditjes me breshëri që ai ka bërë në drejtim të forcave të policisë.
Brenda në apartament policia gjeti kallashnikovin me dy krëhëra, një arkë me municion, 5 kallëpe tritoli, fitila, kapsolla detonatore etj, të cilat nëse do të ishin aktivizuar do hidhnin lagjen në erë.

Familja përballë ka përjetur një terror të vërtetë dhe kanë shpëtuar mrekullisht nga plumbat.

Por edhe banorët e tjerë të pallatit shprehen të frikësuar dhe tregojnë me ankth atë që ndodhi një ditë më parë.
Ata e përshkruajnë Lefter Zhidrunë si person mjaft problematik me familjen dhe në lagje.

Ndërkohë në pallatin ku ai banonte dhe në banesat përreth sheh gjurmë plumbash dhe ka qenë thjeshtë një mrekulli që nuk është shkaktuar tragjedi.

Bashkëshortja e Lefterit, në gjendje të rënduar emocionale, është shprehur sot në mëngjes se do mbajë përgjegjësi policia dhe media që e trajtoi ngjarjen në një mënyrë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu