Një aksident në seri ka ndodhur në rrugën me blina në afërsi të Universitetit të Elbasanit.

5 makina janë karamboluar me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Shkak i aksidentit kanë qenë reshjet e dëborës dhe ngrica. Mësohet se njëri nga automjetet ka rrëshkitur dhe ka marrë përpara të tjerët që janë përplasur mes tyre.

Në këtë mot të vështirë duhet të keni tepër kujdes edhe brenda në qytet pasi, për shkak të borës dhe ngricave, mjeti mund të rrëshkasë. Është mirë që edhe brenda në qytet të vendosni zinxhirët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu