Dalin pamjet filmike të përplasjes me armë mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani Në makinën tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari. Ndërsa tek mjet tip “ford” ndopdhen tre personat e tjerë.

Mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit ka pasur një debat me sharje e ofendime ndërmjet njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Siç shihet edhe në pamjet filmike, nga automjti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Dy persona i shkojnë Çaushllarit, duke e tërhequr dhe goditur, ndërsa në këto momente Çaushllari mbrohet dhe në dorë të tij duket edhe një armë.
Por edhe grupi tjetër duket se ka armë dhe të dy palët kanë gjuajtur ndaj njëri-tjetrit.

Pas këtij konflikti Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merte mjekim të specializuar.
Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit janë ndaluar nga policia me vullnetin e tyre. Ende vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimit e Migert Qosja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu