Dhjetëra mësues rezultojnë të prekur nga Covid-19 në Elbasan. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 5 mësues të shkollës 9-vjeçare Katund i Ri, 2 mësues tek shkolla “Fadil Gurmani” dhe 4 mësues tek shkolla “Naim Frashëri”.

Por numri i të prekurve është disa herë më i madh po të mbahet parasysh fakti se mjaft prej tyre kanë rezultuar pozitivë në 14 ditët që shkuan.

Deri më tani shkollat janë përpjekur ta vazhdojnë normalisht procesin mësimor. Por rritja e numrit të mësuesve pozitivë është duke e rrezikuar seriozisht procesin.

Sipas specialistëve, me gjithë masat e marra, nëpër shkolla virusi vazhdon të infektojë si mësues ashtu edhe nxënësit, edhe pse fëmijët nuk manifestojnë shenja tipike të sëmundjes. Por mendohet se ata bëhen bartës dhe po infektojnë familjet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu