Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan rezulton pozitive me covid-19.Per pasoje, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni

Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan ka rezultuar pozitive me koronavirus. I gjithë stafi është izoluar pasi pritet të merret tamponi i të gjithë punononjësve.

Institucioni i shërbimit social shtetëror do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.

Elbasani është qarku i katërt me numrin më të lartë të rasteve më aktive në vendin tonë, 246 raste. Ndërsa Tirana ka shifrën më të lartë me 2665 raste, më pas Durrësi me 563 dhe Shkodra me 395 raste. Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu