Stuhia e dëborës, e shoqëruar me temperatura të ulëta ka provokuar një situatë të pazakontë në qytetin e Elbasanit. Për herë të parë pas shumë vitesh bie borë me intensitet të lartë, për më tepër e shoqëruar me ngrica çfarë e bën mjaft problematik qarkullimin e automjeteve.

Gjatë mesditës dhe mbrëmjes së sotme, mësohet se dhjetëra automjete janë karamboluar pasi nga rrëshqitur nga dëbora.  Drejtuesit e automjeteve në Elbasan zakonisht nuk mbajnë zinxhirë pasi në qytet bie rrallë dëborë. Ndaj dhe gjendja e krijuar i ka kapur të pa përgatitur.

Ndërkohë bashkia e Elbasanit ka nisur kriposjen e rrugëve të qytetit në mënyrë që të mbajë të hapura rrugët dhe të mundësohet qarkullimi i automjeteve.

Por situata pritet të rëndohet gjatë natës. Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët në vazhdim dhe se nesër në mëngjes qyteti pritet të ketë një trashësi dëbore që e kalon 10 cm. Veç dëborës do të vazhdojë ulja e temperaturave çfarë presupozon një dimër që shumë rrallë ndodh në këtë qytet.

Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet. Ose të pajisen me zinxhirë. Dëshira për të gëzuar dëborën mund të jetë me pasoja. Ndaj kujdes!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu