Historia e saj është e një nëne që dhemb në shpirt. Kur ishte ende vajzë mendonte një jetë krejt tjetër. Dashuri në çift, fëmijë të lumtur, një strehë të ngrohtë ku të mos mungonte asgjë. Por…ëndrrat u shuan shpejt.

Ajo quhet Kimete Salliu. Aktualisht banon në lagjen “Fushë Mbret” në një banesë të marrë me qira. E divorcuar banon e vetme me tre vogëlushët e saj.

Nuk kanë një shtrat ku të flenë. Mjerimi ka mbuluar cep të shtëpisë. Fëmijët e uritur sapo kthehen nga shkolla mbulohen me disa shtresa në mungesë të ngrohjes. E vetmja shpresë është ndihma sociale prej 50 mijë lekësh të vjetra, shumë e cila nuk i mjafton as për të paguar qiranë e shtëpisë.

Djali i saj i madh vuan nga veshkat dhe znj. Kimete nuk ja mundëson dot t’i sigurojë ilaçet dhe mjekimin e duhur.
Apeli i djalit të këput në shpirt. Ai e përjeton sakrificën e nënës dhe edhe pse është vetë i sëmurë mendon për vëllain dhe motrën e tij.

Familja Salliu bën apel për ndihmë. Znj.Kimete kërkon një shtëpi ku fëmijët e saj të qëndrojnë ngrohtë dhe të kenë kushte optimale për jetesën. Sot ata ndodhen në këto kushte dhe kanë nevojë për një dorë. Nesër do të dinë tua shpërblejnë kujtdo që i ndihmon dhe shoqërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu