Ndodhemi në qytetin e Elbasanit ,pranë zyrave për aplikim ID dhe Pasaport.

Siç e shihni edhe nga pamjet një grumbull masiv njerëzish ndodhen çdo ditë pas dyerve të këtyre zyrave . Edhe pse në një kohë pandemia jo të gjithë qytetarët respektojnë masat Covid .

Disa prej tyre nuk respektojnë distancimin social e të tjerë nuk mbajnë maska.
Sipas burimeve fluksi i njerëve jashtë krijohet në mungesë sporteli, kjo e justifikuar nga situata Covid .

Qytetarët raportojnë për infoelbasanin se janë të kënaqur ,por pjesa tjetër kanë refuzuar të flasin ,por prapa kamerave kanë shprehur pakënaqësi ndaj shërbimit të ofruar :
“Shërbimi zero, madje as masat anti Covid nuk i respekton kush”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu