Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në garazhin e shtetasit të arrestuar me inicialet E.Ç., janë sekustruar 25 automjete, të cilat ishin futur në territorin shqiptar me qëllim shitjen e tyre në mënyrë informale.

Njoftimi i plotë: Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës,  arrestuan në flagrancë shtetasin :

E.Ç., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në servisin e tij, Policia  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,  dhe “Fshehja e të ardhurave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu