Një makinë i tipit Skoda është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. InfoWebTv  mëson se ngjarja ka ndodhur tek gjykata e re përball tek pallatet.

Siç shihet nga pamjet zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin. Lidhur me ngjarjen, policia njofton se mjeti si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të renies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu