Brenda harkut kohor të 10 ditëve Elbasani është tronditur nga 3 vrasje duke e kthyer atë një nga qytetet më problematikë në shkallë vendi,.
Pas ekzekutimit me 5 plumba pistolete “TT”, të Emiljano Ramazanit, rradha i ka ardhur mikut të tij Regis Runaj, i cili është masakruar me thika dhe sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.


Emiliano Sulejmani

Ka shumë gjase se vrasja është kryer në një vend tjetër dhe më pas personat e kanë tranportuar në afërsi të varrezave të qytetit, duke e hedhur në një rrugicë që nuk frekuentohet nga shumë persona. Ka qenë një kalimtar i rastit ai që e njoftuar policinë se afër varrezave ndodhej i pajetë një person.
Natën e kaluar u vra me shishe birre dhe mjete të forta Florian Lamçja ose siç thiret ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor qori”.

Regis Runaj

Florian Lamçja rezulton i dënuar për plagosje dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012 në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani.
Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës.


Florian Lamçja

Në fund të gjykimit, Florian Lamçja u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendgjarje ndërsa Olsi Lamçja u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekë të vjetra.