Elbasan më 03.02.2021 09:7pm
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Elbasanit.
Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i cili ishte kthyer në shqetësim për qytetarët.
Zbardhen dhe 4 vjedhje të kryera nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu