Për shkak të vendosjes së fokusit të shëndetësisë tek pacientët e infektuar me Covid, hera-herës kanë dalë probleme me trajtimin e të sëmurëve të tjerë.
Teuta nga Elbasani, prej ditësh kërkon ndihmën e mjekut neurolog për motrën.
“Kam motrën 72 vjeçare. Ka një vit që dergjet në krevat. Vete tek neurologu, ka dal me dëmtime në tru. I thashë ka mundësi të vish ta shikosh në shtëpi këtë të sëmurë, sepse meqë është koha e virusit, nuk duhet të dal e sëmura që nuk ka virus. Ajo është e krevatit, me kateter, as ha as pi. Konkretisht më tha: “Unë nuk vij merr ambulancën çoje në spital.” Si mund ta çoj unë…., dje ka pas kriza”, thotë ajo.
Teuta thotë se nuk ka mundësi financiare për ta çuar motrën në spital privat.
“Duhen lekë. Unë lekë nuk kam. 100 mijë lekë pension më ka dhënë shteti. S’më dalin të paguaj ilaçet e asaj. Këtu janë të gjitha ilaçet me lekë”.
Staticienët kanë ngritur alarmin për rritjen e numrit të vdekjeve.
Kjo për shkak të neglizhencës nga sistemet spitalore të sëmundjeve të tjera.
Në tre mujorin e tretë në vend u regjistruan 1288 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu