Ekipin e Elbasanit e merr në drejtim Anxhelo Suta duke zëvendesuar Shkëlqim Lleshanakun.

Ky i fundit dha dorëheqjen por është akoma pjesë e klubit me rolin e këshilltarit .
Suta ka drejtuar prej dy vjetësh ekipin e “Luzi 2008” në kategorinë e dytë .
Ndihmësi i tij do të jetë Hetlen Çapja,ish-futbollisti që mori titullin “Kampion” me Elbasanin në sezonin 2005-2006.

Ka nisur dhe merkatoja e Verdhebluve ku janë bashkuar dy sulmues brazilanë dhe një mesfushor nga Nigeria . I pari që e ka hapur merkaton është ish-futbollisti i Luzit 2008 me të cilin Suta ka bashkëpunuar me parë. I dyti quhet Andre Lima dhe vjen nga një eksperiencë në kampionatin kroat, si dhe mesfushori Nigerian Viktor Kalu i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit të Burrelit dhe Shënkollit.

Pritet të ketë afrime të tjera në ditët në vijim,në këtë mënyrë skuadra do të jetë më e kompletuar për të bërë më të mirën deri në fund të këtij sezoni.

Nga Bjorgi Hamiti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu