Ndonëse I gjithë vendi është në kushtet e vetizolimit, sërish numri i aksidenteve në vend është tepër i lartë.
Sipas INSTAT, gjatë 10 mujorit 2020 humben jetën në aksidentet rrugore 153 persona në të gjithë vendin, shumica e të cilëve ishin të rinj. Vetëm në muajin tetor humbën jetën 25 persona, prej të cilëve ishin 23 meshkuj dhe dy femra.
Gjatë 2020 u numëruan 108 aksidente rrugore nga 118 të ndodhura në muajin tetor 2019, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë tetorit të këtij viti numri i të aksidentuarve është 148 persona nga 143 që ishte një vit më parë. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2020 është 1312 persona nga 1713 persona
Numri më i madh i fataliteteve nga aksidentet në rrugë ndodhi në qytete e mëdha, si në Tiranës, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier, si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të popullsisë dhe dendësisë së automjeteve.
Shqipëria renditet ndër vendet më numrin më të larta të fataliteteve nga aksidentet rrugore në Rajon dhe Europë. Një strategji e hartuar katër vite më parë për reduktimin e humbjeve të njerëzve në rrugë nuk ka arritur objektivat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu