Elbasani ka ndezur dritat e festave. Pavarësisht nga situata e krijuar nga pandemia, bashkia duket se synon të sjellë optimizëm dhe një atmosferë tjetër në qytet.

Një natë më parë bulevardi kryesor dhe kalaja, vezullonin nga dritat shumëngjyrëshe.

Është ende shumë herët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por në prag janë edhe festat e nëntorit, ajo e Pavarësisë dhe çlirimit të vendit. Dhe një nga arsyet e zbukurimit është pikërisht ky fakt.

Lidhur me atmosferën e krijuar qytetarët shprehen në mënyra të ndryshme.

Disa thonë se, pavarësisht së keqes, njerëzit kanë nevojë të festojnë. Kanë nevojë për shpresë e kurajë.

Të tjerë shprehen se qyteti vërtet ngjan bukur, por qytetarët e kanë mendjen tek virusi dhe presin lajme për zhdukjen e tij. Madje dikush shkon edhe më tej duke sugjeruar se do ishte më mirë që të hiqej menjanë diçka nga zbukurimet e të shkonte tek njerëzit në nevojë.

Elbasani rezulton si një nga qytetet më të prekur dhe më me pasoja prej pandemisë, si në humbjet e jetëve njerëzore, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Por, megjithatë, jeta vazhdon dhe, pavarësisht mendimeve të ndryshme, shumica e qytetarëve ndjehen më mirë me atmosferën e krijuar se sa duke diskutuar vazhdimisht për lajme tragjike. Infoelbasani.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu