Duhanprija është shkaku kryesor i një sërë sëmundjeve , të cilat sjellin dëme serioze në shëndetin e konsumuesve të rregullut dhe duhanpirësve pasivë.
Sipas Dr. Khayat, për të kuptuar pasojat e pirjes së duhanit, ne duhet të kuptojmë procesin. Sipas studimeve, tymi i gjeneruar nga djegia e duhanit përmban më shumë se 6,000 kimikate & grimca ultrafine. 93 prej tyre renditen nga FDA e Sh.B.A si përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm (HPHC) dhe shumica (gati 80) janë kancerogjenë ose kancerogjenë të mundshëm.
“Ne kemi prova shkencore se sa më shumë kohë të ekspozoheni ndaj kimikateve dhe kancerogjenëve aq më shumë rrezikoni të prekeni nga kanceri”.
Largimi nga pirja e duhanit është opsioni më i mirë. Dr Khayat tha se 64% e duhanpirësve të diagnostikuar me kancer vazhdojnë të pinë duhan. Sipas Shëndetit Publik në Angli, alternativat e reja të duhanit paraqesin vetëm një pjesë të vogël të rreziqeve të pirjes së duhanit dhe kalimi i plotë nga pirja e duhanit në alternativa sjell përfitime të konsiderueshme shëndetësore mbi pirjen e duhanit.
Gjithashtu në SH.B.A., kohët e fundit FDA lëshoi një autorizim për IQOS si një produkt i Modifikuar, bazuar në faktet që aerosoli i prodhuar nga sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS përmban më pak kimikate toksike sesa tymi i cigares. Shumë prej toksinave të identifikuara janë të pranishme në nivele më të ulëta sesa në tymin e cigares. IQOS jep nikotinë në nivele afër cigareve të djegshme duke sugjeruar një mundësi që përdoruesit e IQOS të jenë në gjendje të kalojnë plotësisht nga cigaret e djegshme dhe të përdorin ekskluzivisht IQOS.
Në këtë mënyrë Dr Khayat arriti në përfundimin se inovacione të tillë si ngrohja e duhanit dhe cigareve elektronike mund të çojnë në një rrugë të alternativave të reja dhe më të sigurta për duhanpirësit që zgjedhin të mos ndalojnë pirjen e duhanit.
Jo vetëm në industrinë e Duhanit, por edhe industri të tjera ka përpjekje për të krijuar alternativa më të mira. Ai përmendi shembuj që kanë përmirësuar jetën tonë. “Pranimi se disa sjellje tonat janë të pashmangshme, ka për qëllim minimizimin e dëmit që njerëzit marrin si pasojë e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu