Duke u bazuar në artikullin e publikuar të gazetës gjermane “Der Spiegel”, pretendohet se oficerët e policisë kroate kanë rrahur emigrantët që përpiqeshin të kalonin kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina. Përveç dëshmive të emigrantëve, është publikuar edhe një video që tregon një emigrant të rrahur në anën bosnjake të kufirit me pantallona të lagura, pa këpucë dhe një person me uniformë në anën tjetër.

Vlen të theksohet se kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë në vitet e fundit në lidhje me dhunën e pretenduar nga oficerët e policisë kroate në kufirin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Emigrantët akuzojnë oficerët e policisë kroate për goditje me pajisje elektrike, rrahje, heqje të thonjëve të këmbëve dhe shumë gjëra të tjera jo normale. Por, deri më tani këto akuza nuk ishin vertetuar dhe gazeta gjermane arriti të konfirmojë disa nga këto dhe madje t’i vërtetojë ato me regjistrime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu