Në nëntor 2019, Emmanuel Lucau , një refugjat nga Republika e Kongos, rrëfeu se si ai arriti t’i mbijetonte ekzekutimit në atdheun e tij, raporton protothema.

Në atë kohë ai po priste me padurim aprovimin për të sjellë familjen e tij në Greqi, kërkesë që ishte refuzuar një herë. Pothuajse një vit më vonë, rruga dukej ende e gjatë, por Lucau ka në duar një vendim premtues nga një gjykatë greke.

Pavarësisht se ai mbijetoi dhe po jeton më një plumb në kokë, kjo i ka shkaktuar atij shumë probleme shëndetësore, përfshirë epilepsinë. Ai erdhi në Greqi në 2012. Katër vite më vonë, Lucau paraqiti një kërkesë për bashkim familjar në gusht 2016.

Në Mars 2018, kërkesa e tij u refuzua. Disa ditë më parë, Gjykata Administrative e Shkallës së 3 anuloi këtë vendim, kështu që çështja e tij do të shqyrtohet edhe njëherë.

Sipas avokatëve të refugjatëve, Eleni Kagiou dhe Hara Katsigianni, të cilët po merren me çështjen e tij, ky vendim konsiderohet shumë i rëndësishëm pasi këto çështje janë shumë të rralla për gjykatat greke . Ky vendim “është një fitorja e parë për Emmanuel”.

Sidoqoftë, mbetet ende një rrugë e gjatë përpara, pasi pas vendimit të Gjykatës, administrata kompetente do të rishikojë edhe njëherë çështjen e tij.

Lucau ka deklaruar se: “Unë kërkoj të jem me familjen time që të mund të kujdesem për ta” dhe ka shtuar se: “Të gjitha gjërat kërkojnë kohë, njeriu duhet të ketë durim. Durimi dhe këmbëngulja janë të justifikuara në fund”.

Dy avokatët e tij theksojnë gjithashtu se vetë çështja e Lucau “pasqyron realitetin e zymtë të të gjithë refugjatëve në Greqi, të cilët prej shumë vitesh po përpiqen të ribashkohen me familjet e tyre, por pa sukses”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu