Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Modelja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në SHBA, ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj. Së fundmi, Cunmulaj është kthyer pas në kohë, duke kujtuar kohët e vështira të fëmijërisë.

Krahas urimit për Pavarësinë e Kosovës, modelja ka ndarë me ndjekësit disa momente nga lufta, ka kujtuar se këto imazhe i shikonte çdo ditë në ekran dhe se si prindërit e saj iu erdhën shqiptarëve të Kosovës që largoheshin nga tmerri që përjetuan.  “Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shikonim këtë gjë në televizor çdo ditë.

Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët nga Kosova në shtëpinë tonë dhe babai im me banorë të tjerë të fshatit dhe familjes përpiqej t’i çonte ata në një vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale. Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina krahas postimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu