Raportet mes Turqisë dhe Rusisë janë kthyer në një marrëdhënie prej aletësh gjatë kohëve të fundit.

Refuzimi i Presidentit Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën e 25 Marsit shkaktoi skenarë të shumta për qëndrimin e tij.

Mund të ketë pasur shumë arsye por arsyeja kryesore është se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në një ngjarje që nuk është pozitive për Turqinë. Unë nuk dua t’i referohem rrjedhës historike të pakëndshme të marrëdhënieve greko-sovjetike ose mënyrës se si ato u ndërtuan në vitet post-Sovjetike.

Ajo që duhet të na shqetësojë sot është niveli i bashkëpunimit të Rusisë me Turqinë. Një nivel që ndonjëherë arrin kufirin e aleancës.

Është një fakt që të dy liderët, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan, kanë përvetësuar një mënyrë të bëri që është sfiduar në fronte të ndryshme në praktikë, për faktin se qasja e tyre është pothuajse e njëjtë në boshllëkun e krijuar nga tërheqja e Shteteve të Bahskuara të Amerikës nga juglindja e Mesdheut.

Kohët e fundit, ky bashkëpunim u konfirmua në mënyrën më cinike në Kaukaz. Është mëse e qartë se marrëdhënia midis dy udhëheqësve nuk është e barabartë dhe nuk mund të jetë kurrë, dhe Erdogan e di dhe e ka pranuar diçka të tillë.

Qëllimi afatgjatë i Rusisë është të paralizojë NATO-n nga brenda, me Turqinë mbi një kalë Troje. Sistemi i mbrotjes ajrore S-400 është hapi i parë.

Nga ana tjetër, Turqia kërkon mbështetjen e Rusisë, të zgjerojë ndikimin e saj në zonat nga e cila është privuar nga Trump për shumë dekada.
Për sa kohë që Donald Trump ishte në pushtet , ky model funksionoi mirë.

Sidoqoftë, duket se shumë shpejt Turqia do të duhet të zgjedhë se anën e kujt duhet të mbajë.

Me Rusinë apo me Perëndimin? Është i përbashkët fakti që prania e S-400 është  e papranueshme, qoftë politikisht ose ushtarakisht, me pozicionimin e saj në kampin perëndimor.

Duke pasur parasysh këtë, kur kemi të bëjmë me një partneritet strategjik, është naivitet të kërkojmë një alibi për qëndrimet e Rusisë ndaj Greqisë për çështje të vogla. Pavarësisht sa vaksina ruse blejmë, strategjitë nuk ndryshojnë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu