Dashi
Jeta në çift do jetë shume e qetë. Mos harroni që ndonjëherë edhe qetësia e madhe dhe pasiviteti e prishin lidhjen. Mundohuni të rindizni pasionin dhe të silleni me partnerin në të njëjtën mënyrë si në fillimet tuaja.
Demi
Do jeni pak dyshues dhe të pasigurt për marrëdhënien tuaj sot. Mendojini mirë gjërat para se të thoni diçka për të cilën do pendoheni shumë shpejt. Beqarët do tërhiqen nga personat misteriozë. Sa i përket financave tuaja duhet të tregoni kujdes nëse dikush ju kërkon borxh. Shëndeti juaj këtë të mërkurë do të tërheqë vëmendjen tuaj, mos u bëni merak sepse nuk keni asgjë që të shqetësoheni.
Binjakët
Kjo e mërkurë pritet të jetë e mbushur plot energji pozitive. Disa projekte të reja në punë do të shfaqen në horizont, kujdes shfrytëzojini si duhet. Ditë shumë e lumtur për të gjithë çiftet. Do keni ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale dhe emocionet do jenë të shumta. Beqarët nga ana tjetër do kenë takime impresionuese.

Gaforrja
Jeta në çift nuk do shkojë mirë. Për çiftet do ketë debate dhe keqkuptime. Mundohuni të mos i lini gjërat të përkeqësohen edhe më tepër. Një konflikt në familje do t’ju bëjë të ikni larg duke mos e kthyer kokën mbrapa. Merrini gjërat me qetësi dhe mendohuni dy herë para se të flisni.
Luani
Sot partneri do përkujdeset shumë për ju dhe do ndjeheni mjaft mirë. Sa kënaqësi kur merr kujdesin e nevojshëm! Beqarët duhet të pranojnë ftesat që do ju bëhen.
Një ftesë për festë nuk duhet refuzuar, duke marre parasysh që do të jetë e organizuar me pak persona.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë, e cila do të mbahet mend nga ju pasi do të sjellë një ndryshim për mirë. Do të hidhni bazat për një projekt që ka kohë që e diskutoni. Por mos u nxitoni, duhet të tregoheni pak të duruar pasi ngas durimi askush nuk ka humbur.
Peshorja
Nuk do të jetë një ditë shumë e mirë sot. Jeni i lodhur dhe kjo reflektohet në çdo qelizë tuajën. Një konflikt apo mos marrëveshje me partnerin do t’jua trazojë edhe më shumë qetësinë. Duhet të jeni më të vëmendshëm për gjërat që ju rrethojnë.
Akrepi
Do të vini në zbatim projektet tuaja. Duke qenë se jeni një natyrë imponuese do të bëni çmos që të arrini qëllimin qe i keni vënë vetes. Por duhet të keni parasysh faktin, se nëse doni të arrini synimin tuaj, mos humbisni qetësinë.
Shigjetari
Sot do të jetë një ditë e mirë për ju, do të shikoni vetëm përpara dhe do të arrini të realizoni me sukses projektet tuaja, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë familjarë apo shpirtëror. Duhet të bëni çmos që të mbani nën kontroll emocionet tuaja.
Bricjapi
Prej disa kohësh jeni të shqetësuar me punën dhe karrierën. E keni neglizhuar familjen ose lidhjen romantike për beqarët. Është koha për t’u kushtuar këtyre gjërave më shumë vëmendje. Përndryshe do të keni probleme në të ardhmen.

Ujori
Jeni aventurierë dhe në këtë mënyrë keni marrë riskun për një takim dashurie me një person që nuk e njihni. Do të rezultojë takim i sikletshëm. Një person tërheqës dhe i zgjuar do t’ju rrëmbejë së shpejti zemrën.

Peshqit
Jeni plot energji sot. Dilni jashtë me miqtë. Dita do të jetë relaksuese dhe pa presione. Ka shumë mundësi që të bëni para sot. Megjithatë hidhjani një sy edhe shpenzimeve që po bëni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu