Të gjithë “të pabindurit” që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përfshirë këtu edhe kur vendi ka qenë në karantinë totale, janë falur!
Qeveria me Akt Normativ ka vendosur që të falen gjobat, të kthehen makinat dhe patentat e bllokuara. Gjithashtu, falen edhe gjobat e vendosura ndaj familjeve të prekura nga 2 tërmetet (21 shtator dhe 26 nëntor 2019) për shkeljet gjatë kryerjes së punimeve. Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020.
Mësohet se institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t’u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu