Operacioni “Udhëtimi i sigurtë” ka vënë në pranga një 39 vjeçare nga Fieri me iniciale E.T dhe ka  shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e saj shtetasit E.M dhe J.D.

Këta shtetas mashtronin shtetas të ndryshim duke i premtuar viza pune në Mbretërinë e Bashkuar në këmbim të shumave të mëdha parash dhe falsifikonin certifikatën e gjuhës angleze.

Njoftimi i policisë

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu