Fation Kuqari, ish-konkurenti i Përputhen, erdhi në një rrëfim si kurrë më parë për jetën personale, përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’.

Fationi, foli për here të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej i njohur.

Ester BylykuA të ka kapur ndonjëherë ndonjë vajzë duke e tradhtuar?

Fation Kuqari: Asnjëherë.

Ester Bylyku: Po, a ke tradhtuar?

Fation Kuqari: Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën, kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash. Por, i’a thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë. I thash: ‘Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.’ Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: ‘S’ka gjë. Vazhdojmë.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu