Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Antony Fauci ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sipas përllogaritjeve, imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 deri në 85 për qind e popullatës.

Duke folur për variantet e reja të koronavirusit, të paraqitura në disa vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Brazili dhe Kina, Fauci thotë se ata të gjithë janë virus SARS-CoV-2, por kanë dallime të vogla që mund të çojnë në një ndryshim funksional.

“Domethënë antitrupat mund të mos reagojnë në mënyrë efektive kundër tyre. Ndonjëherë kjo i bën atë më të transmetueshëm. Ne e dimë që varianti i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ai i Afrikës së Jugut dhe me shumë mundësi varianti brazilian transmetohen shumë më lehtë”, ka thënë Fauci.

I pyetur për sigurinë e një personi që të udhëtojë pasi të ketë marrë dy dozat e vaksinës, Faucci tha:

“Kjo varet nga gatishmëria për të marrë rrezikun mbi vete. Pa dyshim se rreziku është më i vogël nëse jeni vaksinuar. Nëse keni marrë një vaksinë që është efektive prej 94 deri 95%, rreziku i infektimit tuaj ekziston, por sigurisht rreziku që të sëmureni është shumë më i ulët sesa para vaksinës. Megjithatë ende ekziston një rrezik. Tani për tani ne ende bëjmë apel që nëse nuk e keni patjetër, mos udhëtoni”, tha ai .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu