Sot programit “Më thuaj një dëshirë” i erdhi fundi dhe Fjoralba e përmbylli në formën më të veçantë me gjithë fëmijët që ju bashkuan me dëshirat e tyre frymëzuese. Teksa falenderoi të gjithë stafin, publikun dhe të vegjëlit për mbështetjen që i dhanë emisionit, Fjoralba shpërtheu në lot dhe nuk mundi të mbyllte programin.

Megjithatë moderatorja dha një lajm të mirë për gjithë ndjekësit e emisionit. “Më thuaj një dëshirë” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me sezonin e tij të dytë, për të udhëtuar në gjithë qytetet e tjera shqiptare e për t’u njohur me të tjera dëshira fëmijësh.

Ndërkohë kujtojmë se Fjoralba do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të “Top Channel”, si prezantuese e spektaklit “Portokalli”. Ponari arriti të fitonte audicionin e “Portokalli” dhe tashmë drejton spektaklin përkrah Salsano Rrapit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu