Ish-deputeti Flamur Noka nuk do të kandidojë më në qarkun e Kukësit dhe këtë e konfimoi lista e kandidatëve të PD. Burime pranë selisë blu kanë hedhur poshtë zërat se është jashtë listave dhe bëjnë me dije se Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Ditën e nesërme nis votimi në qarkun e Kukësit dhe PD ka publikuar listën me emrat që do të kandidojnë. Dega Kukës, Qarku Kukës: Admir Sinamati; Arben Cejku; Bashkim Shehu; Ibrahim Bruka; Sahit Prizreni; Vjollca Vata.

Dega Tropojë, Qarku Kukës: Besnik Dushaj; Feride Rrahmani; Isuf Çela; Lush Susaj; Mimoza Hajdarmataj; Xhem Nezaj. Dega Has, Qarku Kukës: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci; Ismet Jaku; Zenel Kastrati.

Votimi i PD është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok. Qarku i parë ku do të kryhet votimi për deputetë më 25 Shtator është Kukësi, më pas Dibra me 26 Shtator, Gjirokastra më 27 Shtator.

Ndërsa java e ardhshme do të fillojë me Beratin më 28 Shtator, Shkodra më 30 Shtator, Lezha më 1 Tetor dhe Durrësi me 3 Tetor. Më pas do të jetë Elbasani me 4 Tetor, Vlora me 5 Tetor, do të vijojë Korca më 7 Tetor, Fieri më 8 Tetor ndërsa votimet në kryeqytet do të mbahen më 10 Tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu