Babai i vajzës 15-vjeçare që është përdhunuar nga 64-vjeçari roje i shkollës, është shprehur se do të marrë hak, nëse shteti nuk vepron.

Duke folur për mediat, ai është shprehur se do ta vrasë Abaz Dokun.

‘Vajza ime ishte e vogël, u mashtruar. Ishte në gjimnaz dhe ai e ngacmonte. Kishte një shkop që e përdorte për të kërcënuar fëmijët.

Ai ishte maniak, i ngacmonte të gjitha vajzat e gratë e lagjes.

Unë nuk e lë gjallë.

Nëse shteti nuk vepron unë do ta vras. I kam thënë djalit të tij, që nëse ligji nuk vepron unë atë do ta vras, nuk do ta lë gjallë.

Ai është gjysh, si mund ta bëjë këtë gjë ai’, është shprehur për mediat, babai i vajzës 15 vjeçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu