Një i ri 33-vjeçar shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë ka mbërritur në Tiranë pa zemër, ngjarje e cila ka tronditur familjen e tij por edhe autoritetet.
Në dosje thuhet se 33-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Në maj 2020 Sula shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera. Në dosje bëhet me dije se mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë Spanjë. Saimir Sula së bashku me motrën e tij Majlindën jetonin në këtë qytet prej vitesh. Në dosje sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe një mjeke psikiatre i shkonte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi.

Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital. Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”.Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Mjekësia ligjore ka deklaruar se nuk mund të arrijë një konkluzion për shkakun e vdekjeve pasi mungon zemra.

Në prokurorinë e Tiranës është hapur një procedim penal në lidhje me këtë çështje me prokurore Suela Salavaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu