Ditën e djeshme u festua Shën Valentini për ata që janë në një lidhje. Por, pikërisht sot, më 15 shkurt festohet edhe Shën Faustini, e njohur si festa e beqarëve, apo atyre që janë në kërkim të dashurisë. Ndërkohë të qenit beqar ka dhe avazntazhet e veta, siç është psh produktiviteti në punë. Kjo pasi beqarët janë më të gatshëm të punojnë me orare të zgjatura, shpenzojnë më shumë për argëtim etje, duke u bërë kështu një “motor” lëvizës për ekonominë. Po të shihen statistikat e INSTAT, mosha mesatare e martesës për shqiptarët është rritur në 30.4 vjeç për meshkujt dhe 25.1 vjeç për femrat që nga viti 2016 e deri sot.

Gjithashtu që nga viti 1990, mosha mesatare e martesës është rritur, pasi djemtë martoheshin mesatarisht në 27.3 vjeç, ndërsa vajzat në 23 vjeç. Nga ana tjetër, grupmoshat e reja deri në 34 vjeç shpenzojnë më shumë për argëtim. Në lidhje me këtë ka folur për TCh edhe pedagogu Rezart Prifti, i cili theksoi se 1/3 e popullsisë rinore në Shqipëri është kot, pra grupmosha 18-34 vjeç janë më pak produktivë.

Ai u shpreh:

Po të shohim statistikat, mbi 54% e martesave ishin me femra poshtë 24 vjeçe. E kuptoni çfarë do të thotë ta mbyllësh jetën që në këtë pikë? Pa e nisur fare. Është rritur mesatarisht numri i moshës së burrave që martohen, mbi 30 vjeç. Tentojnë të marrin më të vogla dhe diferenca e moshës është përherë një problem. Janë dimensione të ndryshme që nuk para e kuptojnë njëri-tjetrin. Kanë dimensione të tjera për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu