Pas katër muajve të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë ka folur për herë të parë Blerta Isufi, personi i vetëm i shpëtuar nga familja Josifi.
Për median kombëtare Top Channel, Blerta ka treguar se dikur motrat ishin vajza të lumtura, që e donin jetën.
Pyetjes se përse nuk e ka raportuar vdekjen e së motrës, Blerta I është përgjigjur se kishte frikë mos fajsonin mamanë e saj dhe se deri ne minutën e fundit besonte se e motra do i kthehej
“Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.
Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.
Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.
Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu