Koço Kapedani, punonjësi i Kishës që u dhunua paraditen e sotme nga një punonjës i rrugës përpara shtëpisë së tij ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se ka qenë në shtëpi dhe ka konstatuar se skuadra që merret me punimet po prekte themelet e shtëpisë së tij. Në këtë çast ka nisur edhe përplasja mes tyre.

“Kam qenë të shtëpia. Kam dal te dera. Një skuadër po punon dhe u binin themeleve të shtëpisë. “Zbres poshtë dhe u them. Përse punoni në themelet e shtëpisë, kur ju keni gjithë këtë trotuar për të punuar. E kemi urdhër. Nga kush e keni urdhër i tashë, lere atë punë”. 

Unë kisha shkopin tim që mbahesha me mori shkopin nga dora e më goditi. Një herë mua mu errësuan sytë. U mbështeta pas murit. Erdhi policia. Më co mua të mjekohem,jo në polici”, ka deklaruar Kapedani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu