Një 44-vjeçar është arrestuar një ditë më parë nga policia e Lushnjës, pasi tentoi të përdhunonte me forcë një vajzë të re. Në pranga ka përfunduar, Besim Hysllari, i cili u mundua të përdhunonte një 20-vjeçare.

Ai shkoi në shtëpinë e saj dhe u mundua të hapte derën me forcë. Vajza rezistoi dhe Besimi vetëm e gërvishti. Policia mbërriti shumë shpejt në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e tij.

44-vjecari ka probleme mendore dhe të gjithë në fshat e njohin për njeri me probleme. Ai ka kartele shëndetësore dhe diçka e tillë pranohet dhe nga familjaret e tij.

Xhaxhai i 44-vjeçarit, Nevruz Hysllari, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, i cili tha se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë të sëmurë.

“Ai merr ilaçe, ata janë të gjithë njësoj. Po piu një gotë raki, atë punë ka. Duhet të mos pijë. E kemi mbajtur nën vëzhgim jo vetëm ne, por edhe i gjithë komuniteti. Besimi është në burg që ditën kur bëri atë veprim”, tha Nevruzi.

I pyetur se si i ka marrëdhëniet me familjen e vajzës, xhaxhai kërkoi falje dhe tha se 44-vjeçari duhet të ndëshkohet në fillim nga ata, e më pas nga drejtësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu