Florian Marku mposhti me nokaut teknik Rylan Charlton të shtunën dhe regjistroi fitoren e 8-të në karrierë si boksier, duke mbetur i pamposhtur.

Synimi i tij është t’i ngjitë shkallët e të mund të luftojë për titull. Deri më tani është në rrugë të mbarë, ndërkohë që menaxheri i tij, Sam Jones, veçon diçka nga Marku.

Ai ka postuar një video të boksierit shqiptar dhe mbi të shkruan “Kurrë nuk kam parë një njeri kaq të lumtur për t’u ndeshur”. Marku tani pret duelin e radhës dhe dëshira e tij është të përballet me Conor Benn, një nga boksierët më të njohur të peshës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu