Florian Marku mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e tetë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja. Në raundin e katërt Marku e tronditi keq anglezin Charlton.

Raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

SHIFRAT DERI PARA DUELIT – Florian Marku kishte fituar 7 duele deri në muajin dhjetor, kur barazoi në mënyrë të padrejtë për herë të parë. Rivali i tij, Rylan Chalrton, kishte fituar gjashtë herë dhe barazuar në një tjetër duel. Tre prej fitoreve i kishte arritur me nokaut.




PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu