Forcat speciale ruse kanë shpëtuar një djalë shtatë vjeçar të rrëmbyer në fund të shtatorit nga një person që dyshohet se është pedofil.

Pamjet tregojnë se oficerët prenë një derë të përforcuar prej metali për të liruar djalin dhe arrestuar të dyshuarin në fshatin Makarikha, në lindje të Moskës.

Operacioni u koordinua nga Interpol, pasi kolegët nga SHBA konstatuan një përdorues të ëebsiteve që përdoren nga pedofilët duke hedhur dyshime mbi një person.

BBC raportopn se fëmija, emri i të cilit nuk bëhet i ditur duket se është i padëmtuar fizikisht.

I dyshuari është një banor 26-vjeçar i fshatit Makarikha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu