Rudy Guliani, avokati i Trump, gjatë një konference për të zbuluar provat e “vjedhjeve” të votave nga Biden, duket se është tradhëtuar nga ngjyra e tij e flokëve.
Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani ju drejtua gazetarëve fort në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Megjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur ai.
Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili shihet teksa pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu