Pamjet që do të shihni nuk duan koment.

Gjendja Civile prej ditësh në Elbasan është shoqëruar me dyndje nëpër sportelet e zyrave të saj.

Dhjetëra individë janë grumbulluar sot në orët e para të mëngjesit për të marrë shërbimet e tyre që iu nevojiten. Fluksi vazhdon të jetë i madh dhe i pa përballueshëm nga punonjësit e gjendjes civile. Por mbi të gjitha individët nuk kanë respektuar rregullat e vendosura për t’u mbrojtur nga Covid-19 si mbajtja e maskave apo ruajtja e distancave.

Në mjaft pika nuk ka pasur as punonjës policie që të shmangin grumbullimet.

Nga dëshira për të mbaruar punë sa më shpejt, individët po rrezikojnë shumë me jetën duke u ekspozuar ndaj Covid-19. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu