Gentush (Cakaj), faleminderit që ekziston , falë teje mund t’i bindim fëmijët se babagjyshi i Vitit te Ri ekziston !
E si të mos ekzistojë babagjyshi kur ai i lumturon fëmijët?! 2 vjet më parë erdhi nga qielli duke rënë në rrugë, Gentushin e morën dhe i thanë: Ti tani je ministër, por i Jashtëm, pasardhës i Qeverisë së Ismail Qemalit. Gentushi s’kishte shtëpi në Tiranë, s’kishte makinë, s’kishte as shokë, por kishte shoqe që luante me kukulla(toys) dhe do hynte në histori.

Do e fuste në histori Baçi Baton, se Gentushi ishte superinteligjent dhe kishte superlexuar libra. Në histori do mbahet mend, jo si monedhë qerasjeje, por sepse ai ishte aty kur ra tërmeti dhe nuk e gjeti gjë se ishte; se kur ra pandemia atë prapë nuk e gjeti gjë, se morëm Presidencën e OSBE-së e prapë se gjeti gjë e mbi të gjitha: na u hapën negociatat e prapë Gentushin nuk e gjeti gjë, shkoi në burg në Hagë gjithë Kosova e prapë se gjeti gjë.
Ai është i përzgjedhur i Zotit dhe i bacit. Ai na tregoi qe s’të duhet shkolla, as zotësia, as ligji, dhe as partia, as zgjedhja e përzgjedhja mjafton babagjyshi. Rroftë babagjyshi!

Por dhe babagjyshi s’ka faj se s’të lë shtriga në Presidencë të bëhesh ministër. Kërkon shtriga certifikatë sigurie, diplomë, eksperiencë pune. E ç’të duhen këto gjëra kur e ke dhuratë nga babagjyshi?! Si në çdo përrallë, fëmijëve ka nga një shtrigë që ua prish ëndrrat.

E tani erdhën zgjedhjet dhe në Shqipëri, dhe në Kosovë prapë për fundvit, po ky është viti i pandemisë dhe babagjyshi na i prishi ëndrrat , po s’ka gjë. Fëmijët kanë të drejtë të ëndërrojnë e aq më tepër Gentushi, gjeniu i vogël i përzgjedhur i “Babagjyshit”. Gëzuar Vitin e Ri babagjysh!

Anisa Bahiti ✍🏻

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu