Gjenden dy vajzat adoleshente të cilat ishin larguar nga banesa prej 1 janarit 2021.

Policia e Tiranës informon se dy vajzat janë gjetur shëndosh e mirë dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet

Dy vajzat të cilat tashmë policia është vënë në kërkim për gjetjen e tyre janë Kejsi Ahmetaj dhe Moina Hajdari.

Sikundër mësohet Kejsi Ahmetaj është nxënëse në vitin e parë në shkollën ‘Ismail Qemali’

Ato u larguan nga banesat përkatëse duke u thënë prindërve se do të shkonin te njëra-tjetra për tu uruar Vitin e R

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu