Kontinieri i plehrave i nisur nga Serbia drejt Paraguaj ka rezultuar “horror” për shtetin pritës, pasi punonjësit kanë zbuluar se në të ndodheshin disa trupa të dekompozuar. Kontenieri ishte nisur nga Serbia në 21 Korrik dhe arriti në Paraguaj në fillim të kësaj jave përmes Argjentinës në portin e Villetta-s.
7 trupat e dekompozuar u zbuluan të premten kur drejtuesit e kompanisë që bleu ngarkesën hapën kontenierin. Dyshohet se viktimat ishin kontrabandistë dhe emigrantë të paligjshëm. Dy prej tyre iu gjetën dokumentet e identifikimit që vërtetonin se ishin marokenë, si dhe një faturë nga një kompani shërbimi taksie serbe.

“Ne supozojmë se ata mbërritën nga vendi i tyre i origjinës dhe kishin planifikuar të udhëtonin në një destinacion afër, por nuk e llogaritën mirë distancën dhe nuk i mbijetuan udhëtimit. Furnizimet që ata kishin – biskota, ujë dhe ushqim të konservuar ishin të mjaftueshme për 72 orë.”, tha eksperti mjekësor, Pablo Lemir.
Anija e mallrave ndaloi në Egjipt dhe më pas në Spanjë, përpara se të kalonte përmes portit të Buenos Aires. Policia gjeti gjithashtu çanta me rroba dhe një hapje për ajrosje në kontenier. Autoritetet kanë nisur hetimet, si dhe po kontrollojnë celularët e viktimave për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu