Fund tragjik për ish-ministrin e PASOK-ut Sifi Valyrakis, i cili u gjet i vdekur pak pas orës 20:30 të dielën në mbrëmje nga forcat e Rojës Bregdetare në Pezonisi, Eretria. Ish-ministri ka një vilë në Eretria ku ishte në fundjavë së bashku me gruan.

Në mëngjes ai kishte dalë për peshkim, por nuk po kthehej dhe gruaja njoftoi autoritetet, të cilat nisën kërkimet. Pas disa orësh u gjet varka e ndezur, por brenda nuk ishte ish-ministri.

Pas disa orëve kërkime Sifi Valyrakis u gjet i pajetë. Ai kishte dy goditje nga helika në kokë dhe në dorë një të çarë. Dyshimet e autoriteteve janë dy; ose ish-ministri ka rrëshqitur aksidentalisht nga varka dhe e goditi helika ose është përplasur me një varkë tjetër dhe ra në ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu