Policia e Maliqit bën me dije se një person është gjetur i vdekur në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj. Trupi i pajetë i përket një 55-vjeçari me inicialet P. F., ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat si ai ka ndërruar jetë.

Paraprakisht, duke mos gjetur asnjë shenjë dhune në trup, hetuesit dyshojnë se 55-vjeçari mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë mund të ketë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Maliq

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu